Një sherr masiv është regjistruar në Tiranë, në zonën e njohur si “Oxhaku”, pranë hyrjes së një pallati.
Pamjet e siguruara nga JOQ Albania tregojnë disa persona të përfshirë në një konflikt verbal që më pas përshkallëzohet me shtyrje dhe tensione.
Në video shihen disa burra që debatojnë me tone të ashpra, ndërsa disa gra përpiqen të ndërhyjnë për të qetësuar situatën.
Në vendngjarje afrohen edhe qytetarë të tjerë që përpiqen të ndalin përplasjen.
Ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt masiv, ndërsa ngjarja ka shkaktuar vëmendje të madhe në zonë për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë.