Më 7 tetor 2025, gjatë një takimi të nivelit të lartë në Zyrën Ovale që kishte në fokus marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë, Presidenti amerikan Donald Trump bëri disa batuta ndaj transgjinorëve dhe atyre që identifikohen si jo-binarë.
Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeministri kanadez Mark Carney, vajza e të cilit, Sasha Carney, identifikohet si person jo-binar.
Gjatë bisedës me gazetarët, Trump doli nga tema e diskutimit për tregtinë dhe nisi të bënte batuta komike ndaj komunitetit transgjinor
Disa nga deklaratat e tij ishin:
“Ne kemi kufij të fortë. Nuk do të kemi burra që konkurrojnë në sportet e grave. Nuk do t’ju marrim fëmijën dhe t’ia ndryshojmë gjininë.” Demokratët duan burra në sportet e grave, transgjinorë kudo dhe mullinj ere në çdo cep.”
Kryeministri Mark Carney nuk reagoi menjëherë ndaj deklaratave të Trump gjatë takimit dhe zgjodhi të mos komentojë publikisht menjëherë pas tij.
Analistët politikë vunë në dukje se episodi nxori në pah tensionet e vazhdueshme në politikën amerikane për të drejtat e personave transgjinorë, në një kohë kur çështje si pjesëmarrja në sport, kujdesi mjekësor dhe njohja ligjore janë tema të nxehta debati.
Organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ e dënuan ashpër gjuhën e përdorur nga Trump, duke e quajtur ofenduese dhe të dëmshme, veçanërisht duke qenë se u bë në një takim diplomatik publik. Sipas tyre, një qasje e tillë minon përpjekjet për përfshirje, respekt dhe barazi.