“Turp për rininë”: Xhaja 72-vjeçar nga Vlora bën spektakël në paralele

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.10.2025, 19:27

Një 72-vjeçar nga Vlora ka befasuar rrjetet sociale me forcën dhe energjinë e tij, duke bërë ushtrime spektakolare në paralele si një atlet profesionist.

Pamjet e xhaxhait energjik, që lëviz me lehtësi mbi hekurat e paraleleve janë bërë virale, duke shkaktuar reagime të shumta: nga admirim e respekt, deri te ironia për “rininë që nuk çohet nga telefoni”.

Ndërsa shumë të rinj ankohen për mungesë kohe apo motivimi, ky burrë 72-vjeçar ka treguar se mosha nuk është pengesë, por justifikim. “Ja ku e keni shembullin më të pastër të disiplinës. Të rinjtë sot kanë palestra moderne, por jo dëshirën,” shkruan një komentues në rrjet.

Videoja është kthyer në një mesazh frymëzues, që tregon se forca e vërtetë nuk matet me moshë, por me vullnet dhe pasion për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit