Kjo skenë është regjistruar pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku disa të rinj që udhëtonin me një automjet luksoz tip “Audi” me targa angleze u ndaluan nga Policë të maskuar e të veshur me antiplumba.
Me dhjetëra qytetarë që kaluan aty pranë mbetën të habitur nga mënyra se si policia ndërhyri për të bërë neutralizimin e të rinjve. Tre prej tyre u prangosën dhe u shoqëruan në komisariat për veprime të mëtejshme.
Sipas raportimeve, policët që morën pjesë në këtë aksion ishin me makina civile, dhe pasi bënë ndalimin e automjetit të të dyshuarve, zbritën duke kontrolluar gjithçka.
Një i pranishëm që filmoi pamjet, shkruan për JOQ Albania: “Sot përballë Piramidës. Nuk e di kush janë personat e arrestuar, por pilicat ishin nga forcat Operacionale”
Burime nga Policia bëjnë me dije se gjithçka lidhet me një kontroll rutinë dhe të rinjtë u shoqëruan thjeshtë për verifikim.
Pamjet e ndërhyrjes lanë të habitur mbarë qytetarët, të cilët në një moment menduan nëse është vërtetë aksion, apo në bulevardin kryesor të Tiranës ishte duke u regjistruar një skenë film.