Përveç gjendjes së keqe të asfaltit në shumë rrugë të vendit apo shoferëve komplet të papërgjegjshëm, udhëtarët në Shqipëri duhet të përballen dhe me shumë elementë të tjerë që i rrezikojnë jetën e tyre kur janë duke udhëtuar me makinë.
Një ndër këta elementë është dhe prania e kafshëve në rrugë, si në këtë rast që është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një lopë ka gjetur mundësin të futet në autostradë, ku makinat ecin shpejtësi mbi 100 km/h.
Në pamje mund të shihet se si një veturë dhe një trajler kanë ndaluar plotësisht për t’i hapur rrugën lopës që tërhiqte litarin zvarrë nëpër asfalt, teksa shoferët e tjerë përpiqen të shmangin përplasjen që mund të rezultojë fatale dhe për jetë njerëzish.
Nëse autostradat do të kishin izolimin e duhur anësor, kafshët nuk do të kishin mundësi të futeshin në mes të rrugës dhe të rrezikonin jetën e qytetarëve, por në Shqipëri infrastruktura është shumë mbrapa në këtë drejtim. Prandaj e vetmja gjë që mund të themi, është të bëjmë apel për më shumë kujdes kur udhëtoni me makinë.