Një incident i rëndë ka ndodhur sot në hyrje të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, ku një punonjës sigurie është dhunuar nga avokati Redi Llanaj, i njohur si avokati i Monika Kryemadhit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e kontrollit me detektorë metalesh, ku avokati është përpjekur të kalojë, por është penguar nga punonjësi i sigurisë. Pas një debati verbal, situata ka degraduar në dhunë fizike ndaj punonjësit.
Pas ngjarjes, avokati Llanaj është shoqëruar menjëherë në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime lidhur me incidentin. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe po marrin masa për zbardhjen e plotë të saj.