Zhduket 49-vjeçari shqiptar në Greqi, familja në ankth për fatin e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2025, 13:13

Ili Zorbaj, 49 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Greqi, është raportuar i zhdukur prej katër ditësh nga zona Rizomylos në Akai. Mediat greke raportojnë se autoritetet janë vënë në kërkim të tij, ndërsa familjarët shprehin shqetësimin se mund të ketë ndodhur diçka që rrezikon jetën e tij.

Sipas të afërmve, Zorbaj është një burrë rreth 1.75 metra i gjatë, me trup të dobët. Ditën që u pa për herë të fundit, ai ishte i veshur me një xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha. Pavarësisht kërkimeve dhe njoftimeve në media, deri më tani nuk është raportuar asnjë gjurmë apo informacion për vendndodhjen e tij.

Familja e tij ka kërkuar ndihmën e publikut dhe autoriteteve për gjetjen e 49-vjeçarit, duke bërë thirrje për çdo person që mund të ketë informacion të kontaktojë menjëherë policinë. Hetimet për zhdukjen e tij vijojnë, ndërsa autoritetet greke nuk përjashtojnë asnjë pistë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit