Qytetari: Kompania D International Transport po na mban makinat e bllokuara në Durrës!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.10.2025, 10:41

Një qytetar ka blerë makina në Amerikë për t’i sjellë në Shqipëri dhe për t’i shitur këtu. Për transportin ka kontaktuar me kompaninë D International Transport SHPK, me drejtues Drini Jasa, dhe ka paguar pagesën sipas rregullave të punës. Automjetet kanë mbërritur në portin e Durrësit prej 10 ditësh, por kontejneri me makinat nuk hapet pa paguar një pagesë shtesë që kërakohet nga kompania e transportit. Megjithatë, Drini Jasa dhe përfaqësues të tjerë të kompanisë nuk po përgjigjen në telefon dhe janë të paarritshëm.

Situata ka lënë automjetet të bllokuara në port, ndërkohë që qytetari në fjalë ka vetëm letrat e makinave dhe nuk mund të kryejë procedurat doganore për të nxjerrë makinat. Nëse nuk bëhet pagesa që kërkohet, automjetet mund të mbeten të bllokuara për një kohë të gjatë, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare për blerësit.

Qytetari apelon për ndihmë dhe fton të gjithë ata që kanë makinat në të njëjtin kontejner ose bashkëpunojnë me këtë kompani transporti, të bashkohen për të paguar pagesën e kërkuar dhe për të zgjidhur problemin në portin e Durrësit, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e autoriteteve për të zbardhur këtë çështje dhe për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

Denoncimi i qytetarit:

Kam blerë një makinë në Amerikë për ta shitur këtu. Por për ta sjellë këtu në Shqipëri, kam kontaktuar me D International Transport SHPK, për ta sjellë në Shqipëri. Kam paguar pagesën siç kërkonin ata, sipas rregullit të punës. Tani makina ka ardhur në portin e Durrësit, ka 10 ditë, por problemi është se kontejneri nuk hapet pa paguar një pagesë nga vetë këta që kanë kompaninë e transportit. Këta persona që kanë këtë kompani transporti kanë fikur telefonat, nuk po përgjigjen. Një nga agjentët është Drini Jasa, kurse tjetri në Amerikë, nuk e njoh. Na kanë mbetur makinat të bllokuara në Durrës. Në dorë kam vetëm letrat e makinës, duhet të bëj doganë. Në rast se nuk përgjigjen ose nuk bëhet pagesa, makinat na bllokohen. Nuk e di çfarë ndodh me to. Ndaj kërkoj ndihmën tuaj për këtë problem, nuk po gjej dot zgjidhje. Në rast se këta persona nuk na japin zgjidhje për të marrë makinën, ju lutesha, nëse gjejmë këta njerëz që kanë makinat në kontejner dhe presin për t’i marrë, të bëhemi bashkë, ta bëjmë atë pagesë që kërkohet këtu në portin e Durrësit, të zgjidhet ky problem.

JOQ ka provuar të kontaktojë me kompaninë D International Transport SHPK për një reagim ose shpjegim zyrtar, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.

Përditësim lajmi, ora 12:28, datë 10.10.2025

Drini Jasa i D International Transport SHPK ka kontaktuar me JOQ duke shprehur se problemi është i kompnaisë në Amerikë që menaxhohet nga një person me emrin Elger Vreto.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit