Pak orë pas vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava shkoi në klub nate!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.10.2025, 10:22

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, po dëshmon Florian Avdija, dëshmitar i propozuar nga Prokuroria.

Avdija është bashkëfshatar i tre të akuzuarve.

Ai ka folur për njohjet me të akuzuarit dhe kontaktet e tyre në kuadër të biznesit të tij familjar.

“Jam pyetur a kam parë Granitin natën kritike, kam thënë që e kam parë në një klub. Granitin në orën 12 të natës”, deklaroi Avdija.

Ai shtoi se ka dorëzuar një video tek autoritetet, të cilën ia kishte dërguar bashkëshortja e tij, Leonora, natën kur ndodhi vrasja.

“Leonora (bashkëshortja) natën kritike ma ka dërguar një video-incizim që e ka marrë edhe policia. U kon Graniti edhe një çikë tjetër”.

Avdija deklaroi se Naim Murseli kishte qenë disa herë në lokalin e tij, ndërsa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ishin klientë të rregullt.

“Naim Murseli nja 8-10 herë ka qenë në lokalin tim. Kurse Graniti dhe Kushtrimi kanë qenë klientë të rregullt”, vazhdoi ai dëshminë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit