Publikohet audio incizimi ku tregon për lidhjet e Fatmir Shehollit me Listën Serbe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.10.2025, 10:04

Radio Televizioni i Kosovës ka siguruar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Në incizim dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiq.

Ndryshe, analisti politik Fatmir Sheholli është arrestuar ditën e enjte nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Arrestimi i Shehollit është bërë mbi dyshime të bazuara për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

"Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës", ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit