Afrim Muçiqi shprehet i ashpër me qeverisjen Kurti: Jemi të pambrojtur në çdo aspekt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.10.2025, 09:09

Këngëtari Afrim Muçiqi, i ftuar në një emision ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Ai tha se qeverisë i është dhënë mjaftueshëm kohë e prapë si kanë aprovuar aktet nënligjore që kanë të bëjnë me këtë fushë, duke e lënë komunitetin artistik të pambrojtur.

“Na jemi të pambrojtur në çdo aspekt. Kushdo mund të na xhirojë, të na i marrë këngët dhe të bëhet viral me to.

Në këtë drejtim, qeveria nuk ka bërë as edhe një gjë”, u shpreh Muçiqi.

Këngëtari apeloi që të merren masa urgjente për respektimin dhe zbatimin e të drejtave të autorit në Kosovë, duke theksuar se pa mbrojtjen e ligjit, artistët po përballen me padrejtësi të mëdha dhe humbje materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit