Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në qytetin e Vlorës, ku një person është dhunuar barbarisht nga dy të rinj, pa asnjë shkak të dukshëm.
Sipas dëshmisë së viktimës, ngjarja ka ndodhur pranë postës së Çoles, ndërsa ai po udhëtonte me biçikletë.
“Më dhunuan te posta e Çoles në Vlorë. Po ikja me një biçikletë. Më doli para një furgon mallrash nga ku zbritën dy të rinj rreth 25 vjeç dhe më goditën pa asnjë lloj arsye. Doja ti bëja foto, por ma mbuloi gjaku telefonin dhe nuk munda. Mund të ishin 100 veta që bënë sehir dhe nuk askush nuk ndërhyri. Nuk kam pasur asnjë kontakt me ata. Ndoshta kanë pirë drogë. Nuk mund ta imagjinoj me atë rrahje barbare. Unë si kam 100 lekë borxh askujt”, tha personi i dhunuar.
Nga rrahja, ai ka marrë plagë të shumta, ndërsa është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët kanë precedentë të mëparshëm penalë. Hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet e dhunës dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.