Kushtetuesja anuloi zgjedhjet, Bajram Begaj: Respektoj vendimin!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.10.2025, 21:21

Pas pezullimit nga Gjykata Kushtetuese të dekretit të Presidentit që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Presidenca ka reaguar me një deklaratë të shkurtër zyrtare, duke shmangur komentet politike dhe duke ruajtur një ton institucional.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025,” shkruan Presidenca.

Megjithëse në dukje një reagim formal, deklarata shihet si një tërheqje e kujdesshme nga ana e kreut të shtetit.

Begaj doli kundër Gjykatës Kushtetuese dhe dekretoi vendimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për datën 9 nëntor pa marrë parasysh vendimin e kësaj të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit