Arrestohet shtetasi shqiptar me simbole të UÇK-së në Serbi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2025, 18:03

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se policia serbe në Prokuplje, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, ka arrestuar shtetasin shqiptar D. P. (1972), për siç thotë ai "për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes kombëtare, racore dhe fetare".

"Policia, gjatë kontrollit të një furgoni të markës ‘Mercedes’ në pikën administrative Merdarë, i cili vinte nga drejtimi i Kosovës, ka gjetur pesë çanta në të cilat ndodheshin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin ‘UÇK’, 65 bluza me figurën e Agim Ramadanit, 58 shalla me stemën e Shqipërisë, si dhe 92 kapele tradicionale ‘qeleshe’", ka thënë Daçiq.

Sipas tij, dyshohet se këto veshjeje dhe simbole ishin planifikuar të përdoren dhe të ekspozohen në ndeshjen e ardhshme në Leskovc, ndërmjet ekipeve të futbollit të Serbisë dhe Shqipërisë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje me kallëzim penal.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme po zbatojnë vazhdimisht masa dhe veprime për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë në ngjarjet sportive, me qëllim që ndeshjet të zhvillohen në një ambient të sigurt dhe në përputhje me të gjitha masat e përcaktuara nga Federata e Futbollit të Serbisë”, ka deklaruar Daçiq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit