Një qytetar nga Vlora raporton se ka marrë një njoftim për gjobë nëpërmjet SMS-së nga platforma e-Albania. Sipas mesazhit, ai është dënuar më datë 5 tetor 2025, ora 15:00, në Fier nga punonjësi i Policisë së Shtetit, Syrja Korçari.
Megjithatë, qytetari thekson se makina e tij ka qenë në servis në Tiranë në atë orë dhe nuk ka mundur të jetë në Fier, duke vënë në dyshim vlefshmërinë e kësaj gjobe. Ai kërkon verifikim dhe sqarim nga autoritetet për këtë situatë.
Qytetari denoncon:
Pershendetje JOQ. Unë jam një qytetar nga Vlora. Ka ardhur një SMS nga e-Albania që më njofton se kam marrë një gjobë më datë 15.10.2025, ora 15:00, në Fier, nga punonjësi i Policisë së Shtetit, Syrja Korçari. Por makina ka qenë në servis në Tiranë në atë kohë.
