Urbani plot me pasagjerë futet kundravajtje te Pallati me Shigjeta

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.10.2025, 16:44

Rastet kur mjetet e transportit publik në Tiranë përfshihen në aksidente nuk janë më diçka e rrallë për banorët e kryeqytetit. Këtu mund të përmendim disa, nga përplasjet me pemë, te aksidentet me disa automjete, e deri te rastet kur autobusët kanë përfunduar në lumin Lana. Së fundmi, një tjetër incident është shmangur për fat të mirë, ndonëse mund të kishte pasur pasoja serioze.

Këtë herë protagonisti është shoferi i një autobusi të linjës “Tirana e Re”, i cili është futur plotësisht në kundërsens, përballë automjeteve të tjera në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur pranë “Pallatit me Shigjeta”, ku siç shihet në pamje, edhe pse semafori tregonte dritë jeshile, asnjë makinë nuk mund të lëvizte, pasi rruga ishte bllokuar nga urbani që po vinte në drejtim të kundërt.

Ende nuk dihet nëse shoferi ishte nën efektin e alkoolit apo thjesht i hutuar, por qytetarët që ishin dëshmitarë kanë ngritur alarmin për rrezikun që i kanosej pasagjerëve.

Njëri prej tyre shkruan në denoncimin e tij: “Këtu tek ne vetëm çudira ndodhin! Të futet urbani totalisht kundravajtje! Ka ndodhur afër Pallatit me Shigjeta. Përbën rrezik real për aksident, me gjithë ato njerëz brenda.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit