Polici “ruan rendin” duke parë filma +18 në orar të punës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.10.2025, 14:28

Një video skandaloze ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një i ri ka filmuar një efektiv të Policisë Rrugore teka shikon filma për të rritur brenda automjetit të forcave blu.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin poshtë urës së Shkozetit, ku efektivi ka ndaluar makinën në rreth dhe po “shijon momentin” pavarësisht se është në detyrë dhe duhet të ishte duke punuar për mbikëqyrjen e qarkullimit rrugor.

I riu nuk nguron të ironizojë ngjarje, teksa dëgjohet duke thënë: Ja çfarë bën shteti jonë në orar të punës.

Pamjet janë tepër të qarta, por për arsye etike, redaksia ka vendosur t’i transmetojë në formë të reduktuar, me pjesët përkatëse të mbuluara.

Ngjarja ndodh në një kohë kur siguria e vendit është në fije të perit, me gjyqtarë që nuk janë të sigurt as në sallën e tyre të gjyqit. Në vend që efektivët të ofrojnë rend dhe siguri, disa prej tyre zgjedhin të “ruajnë qetësinë” në mënyrën e vet në orarin zyrtar të punës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit