Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar sot në Kuvend lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore.
Në fjalën e tij, Lamallari hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj opozitës, duke e bërë përgjegjëse për nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe institucioneve të drejtësisë e duke nënkuptuar se "fajin e ka Saliu".
“Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik dhe të bësh retorikë, politikisht mbi një vrasje është e rëndë, akoma nuk janë bërë të 7. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur nga daljet në ballkon, që keni sharë e telendisur SPAK e SKRAP, çdo të hënë, nga altin dumani, Altin Troplini, këto janë akuzat dhe gjuhet e urrejtjes që keni ngjallur ndaj gjyqësorit. Keni ndërsyer militantët, mos bëj zhurmë, unë flas këtu si përfaqësues i institucioneve të drejtësisë.
Ndër të tjera ai ka bërë një fjalim moral ndaj opozitës duke u thënë se duhet të kenë turp, e kjo është arsyeja pse shqiptarët i kanë ndëshkuar "duke i lënë aty ku janë".
Nuk e keni lënë prokuror, keni anatemuar parterët startegjikë, ambasadorin e SHBA, Unionit, vetëm se mbështetën reformën në drejtësi dhe keni gojë të flisni. Ca është kjo, s’keni turp, prandaj ju kanë lënë shqiptarët aty ku ju kanë lënë”, tha Lamallari.