Digjet stalla me 170 dele në Pogradec, falimenton fermeri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.10.2025, 13:25

Një stallë bagëtish është shkrumbuar plotësisht gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Çërravë të Pogradecit, duke lënë pas dëme të konsiderueshme për fermerin Agjërim Kapa.

Në një prononcim për gazetarët, ai ka pohuar se dëmet janë të mëdha për të, ku përveç shkatërrimit të ndërtesës, janë djegur të gjalla më shumë se 170 dele. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, por për fat të mirë nuk ka raportime për të lënduar në njerëz.

Një grup hetimor dhe Policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe vlerësuar koston e dëmtimeve.

Kjo është një humbje e madhe për fermerin Agjërim Kapa, i cili tashmë mbetet pa punë dhe pa të ardhura, me sytë drejt një dëmshpërblimi të mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit