Një tjetër goditje e fortë ndaj pasurisë së dyshuar me origjinë kriminale është ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dheKrimit të Organizuar, më 3 tetor 2025 është vendosur “sekuestro preventive” ndaj një sërë pasurish luksoze që, sipas hetimeve, i përkasin Aurel Hoxhës, pronar i njohur i “Monopol”, aktualisht në kërkim për porositjen e vrasjes së Klevis Lleshit.
Operacioni përfshiu 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 automjete, përfshi një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, si dhe 52 llogari bankare, të gjitha me një vlerë totale rreth 5 milionë euro.
Bizneset nën sekuestro
Në qendër të hetimit janë tre kompani të regjistruara në kryeqytet, të gjitha me lidhje direkte me Aurel Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij:
Këto struktura, sipas SPAK, janë përdorur për fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, përmes një qarkullimi të shtuar financiar të pashpjegueshëm me aktivitetin real të subjekteve.
“Myslym Shyri”, qendra e pasurisë së ngrirë
Lista e pronave të sekuestruara përfshin apartamente dhe njësi tregtare në zemër të Tiranës, në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit. Në total janë 7 apartamente dhe 6 ambiente biznesi, me sipërfaqe që variojnë nga 49 deri në 146 metra katrorë, të gjitha në rrugën “Myslym Shyri”.
Makinat e luksit dhe pasuria bankare
Një tjetër element që bie në sy është flota e makinave të luksit që SPAK i ka vendosur nën sekuestro: 32 automjete, mes tyre Lamborghini Urus dhe Rolls Royce Cullinan, por edhe automjete të markave të tjera të nivelit të lartë, në përdorim të personave të lidhur me rrjetin e Hoxhës.
Gjithashtu, 52 llogari bankare në emër të kompanive dhe individëve të lidhur me subjektet hetimore janë bllokuar, duke përfshirë emrat: A.K., K.K., L.K., Zh.Xh-I., S.L. dhe subjektin “SALOU Rental”.
Aurel Hoxha, pronari i lokal Monopol në zonën e 'Myslym Shyrit' në Tiranë është porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit. Mësohet se ai ka marrë hak për vrasjen e të vëllait Agim Hoxha në vitin 2012.