Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Berisha: Ministrja Koçiu bëri mashtrim publik. Urrejtja e shqiptarëve nuk është për individin, por për drejtësinë

Shkruar nga: E Merlikaj | Publikuar më: 09.10.2025, 11:39

Gjatë seancës plenare të radhës në Kuvend, u regjistruan debate të ashpra mes deputetëve pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai akuzoi ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, për “mashtrim publik”, duke theksuar se kjo është konfirmuar edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Duke iu referuar ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Berisha deklaroi se reagimi publik pas kësaj ngjarjeje tregon për një urrejtje të madhe ndaj sistemit të drejtësisë. Sipas tij, “urrejtja e shqiptarëve nuk është për individin, por për drejtësinë që është krijuar nga reforma e financuar nga Xhorxh Soros”.

Berisha shtoi se drejtësia aktuale “i ka privuar qytetarët nga e drejta për një proces ligjor të rregullt”, duke theksuar se, sipas të dhënave zyrtare, duhen deri në 15 vjet për një vendim gjyqësor. Ai e cilësoi këtë situatë si një dështim të plotë të reformës në drejtësi, që sipas tij ka sjellë “qindra raste vetëgjyqësie” për shkak të mungesës së funksionimit të sistemit.

Në përfundim, kreu i opozitës akuzoi mazhorancën për hipokrizi dhe mungesë ndjeshmërie ndaj krizës në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se “duartrokitjet pas një zie tregojnë fytyra të maskuara dhe maska me fytyra”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit