Shkruar nga: E Merlikaj | Publikuar më: 09.10.2025, 11:15
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur masën e “sekuestros preventive” ndaj pasurive me vlerë rreth 5 milionë euro, në kuadër të hetimit nr.177/2025.
Janë sekuestruar:
- 3 subjekte tregtare: “Monopol sh.p.k.”, “A.K. PF” (Monopol Bar Lounge 24 orë) dhe “Elite Event sh.p.k.”, të gjitha në pronësi ose administrim të A.K.
- 7 apartamente dhe 6 njësi tregtare në rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë.
- 32 automjete, përfshirë një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan.
- 52 llogari bankare në emër të disa personave dhe subjekteve të lidhura me hetimin.
Ekzekutimi i vendimit i është ngarkuar Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR