Arrestohen dy të rinj në Shkup, dyshohet se kanë djegur tre vetura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.10.2025, 08:45

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy të rinj nga Shkupi nën dyshimet se kanë shkaktuar djegien e tre automjeteve në orët e para të mërkurën.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga nëpunësit policorë të Stacionit Policor Aerodrom dhe Njësitit për Polici Intervenuese pranë SPB Shkup, për shkak të dyshimit se e kanë shkaktuar zjarrin, në bulevardin “ASNOM” u privuan nga liria F.C. (23) dhe I.C. (24), të dy nga Shkupi”, njoftoi MPB.

Në mesnatë, në parkingun e qendrës sportive “Jane Sandanski” janë djegur tre automjete.

“Një automjet transportues “Iveko” me targa të Shkupit dhe një automjet transportues “Reno” me targa të Shkupit, të dyja në pronësi të një personi juridik nga Shkupi dhe një automjet pasagjerësh “Opel” me targa të Prilepit, në pronësi të E.S. nga Prilepi”, thanë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit