Personi që shihni në foto është Prendush Uka, 51-vjeçari i cili humbi jetën pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi rreth 300 metra në humnerë, në aksin Qafë Mali-Fierzë, pranë shkëmbit të Dardhës.
Sipas informacioneve të siguruara nga JOQ Albania, Uka ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte si mirëmbajtës rrugësh në zonë. Ai ishte banor i fshatit Mëzi në Pukë.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Më herët, JOQ Albania raportoi për aksidentin tragjik ku automjeti kishte dalë nga rruga dhe kishte rënë në humnerë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës arritën ta gjenin mjetin pas kërkimeve të gjata.