Arrestohet gruaja e poltikanit në Kumanovë- Dyshohet se është e lidhur me atentatin ndaj bashkëshortit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.10.2025, 21:41

Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut që u plagos dje në Kumanovë. Ka dyshime se ajo është e lidhur me atentatin ndaj bashkëshortit të saj, Zekirja Shaini.

Në njoftimin e policisë nuk jepen më shumë detaje se për çfarë motivesh bashkëshortja do ta kishte eliminuar të shoqin.

Mjeku pulmolog, Shaini, po ashtu është edhe bartës i listës së AKI-së për këshillin komunal të Likovës, por se katër plumbat që i mori në trup nuk ishin për ndonjë motiv politik, e konfirmoi edhe vetë mjeku Shaini përmes një statusi në Facebook.

Shaini u plagos duke lëvizur me makinë në qendër të Kumanovës. Atentatori me maskë, iu afrua veturës në lëvizje dhe shtiu mbi të, duke e plagosur në gjurin e djathtë dhe në parakrahun e majtë. Shaini fillimisht u dërgua në spitalin e Kumanovës, dhe më pas në klinikat e Shkupit, ku iu dha ndihma mjekësore. Sot u lirua për trajtim shtëpiak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit