Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë alarmante pranë shkollës 9-vjeçare “Isa Boletini”, në Kodër Kamëz.
Sipas tij, fëmijët e lagjes mblidhen në oborrin e shkollës duke pirë cigare, sharë dhe bërtitur në mënyrë të pakontrolluar çdo ditë, nga mëngjesi deri në darkë.
Gjithashtu, qytetari raporton se një fëmijë i mitur ka goditur me shkelma dhe ka përplasur në tokë koshin e plehrave, ndërsa konsumon cigare elektrike.
Ai kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë nxënësit.
Denoncimi i qytetarit:
“Pershendetje, shkolla 9-vjecare isa boletini institut koder kamez, femije te degjeneruar mblidhen pine cigare shahen bertasin brez me te degjeneruar nuk ka e njejta situate eshte cdo dit nga mengjesi ne darke"