Kamioni plot pllaka betoni pa masa sigurie në Rrugën e Arbrit, rrezik serioz për shoferët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2025, 16:00

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë këtë foto të shkrepur ditën e sotme në rrugën e Arbrit, ku shihet një kamion që transporton pllaka betoni pa asnjë masë sigurie.

Denoncuesi shkruan:

Përshëndetje JOQ! A është normale kjo apo jemi ne anormal? Kjo ndodhi sot, para disa minutash, në rrugën e Arbrit. Nuk ka siguri minimale! Jam rezident britanik dhe vij këtu për pushime, por më rrezikohet jeta.

Nga pamjet duket qartë se ngarkesa e kamionit është e pasiguruar dhe çdo moment mund të rrëzohet mbi rrugë apo mbi mjetet që kalojnë pas tij, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve.

Rasti shton edhe një herë shqetësimin për mungesën e kontrolleve dhe sigurisë rrugore në Shqipëri, ku shpesh automjete me ngarkesa të rrezikshme qarkullojnë pa asnjë verifikim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit