Polic rrugor në Tiranë ndihmon qytetarin, shtyn furgonin e prishur në mes të rrugës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.10.2025, 15:08

Në një Tiranë ku zakonisht policët shihen duke vënë gjoba apo ndaluar drejtues mjetesh, një skenë ndryshe ka tërhequr sot vëmendjen e qytetarëve. Një efektiv i policisë rrugore është parë duke shtyrë me duar një furgon që kishte mbetur në mes të rrugës, për t’i hapur rrugën qarkullimit dhe për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit.

Nuk dihet se çfarë defekti kishte furgoni, por pamjet tregojnë qartë se polici nuk ka qëndruar thjesht për të parë, siç shpesh ndodh, por ka ndërhyrë vetë fizikisht për ta larguar mjetin nga rruga.

Qytetari që ka dërguar videon në redaksinë e JOQ Albania shprehet me fjalët: “Policia që duam! Rrespekte për këtë djalin që s’e pa të ulët me ndihmu.”

Një gjest i vogël, por me shumë kuptim sepse në një realitet ku njerëzit rrallë ndalen për t’i ardhur dikujt në ndihmë, ky polic dha një shembull që tregon se uniforma blu nuk është vetëm për të ndëshkuar, por edhe për të ndihmuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit