Një qytetar ka bërë një denoncim të rëndë në lidhje me trajtimin që vëllai i tij ka marrë në Spitalin e Durrësit, pas një goditjeje cerebrale të ndodhur më 22 shtator 2025.
Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se për shkak të vonesave dhe mungesës së reagimit të duhur nga personeli mjekësor, jeta e vëllait të tij ka qenë në rrezik serioz.
Ngjarja ka nisur rreth orës 10:30 të paradites, kur pacienti ka pësuar goditjen gjatë orarit të punës. Për shkak se ambulanca nuk mbërriti në kohë, kolegët e kanë dërguar vetë në Spitalin e Durrësit.
Në spital, pas kryerjes së skanerit, familjarët kanë pritur mbi një orë pa marrë asnjë informacion për gjendjen e pacientit. Ai thotë se situata është përkeqësuar më tej nga papërgjegjshmëria e personelit dhe mungesa e transparencës. Sipas tij mjekët kanë vonuar përgjigjen e skanerit pasi prisnin 50 mijë lekëshin për një shërbim bazik që duhet të jetë falas.
Por sikur të mos mjaftonin peripecitë në spital, ai thotë se transporti drejt Tiranës është bërë me shumë vonesë, pasi spitali i Durrësit kishte vetëm një ambulancë në dispozicion. Pas orësh të tëra pritjeje, familjarët janë detyruar të paguajnë 200 mijë lekë për një ambulancë private, duke theksuar se pa këtë ndërhyrje pacienti nuk do të kishte mbijetuar.
Gjatë transportit, i sëmuri ka pësuar tre goditje të tjera dhe vetëm pas mbërritjes në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë është bërë e mundur stabilizimi i gjendjes së tij.
Qytetari e konsideron këtë përvojë si ditët më të vështira të jetës së tij dhe e cilëson situatën në Spitalin e Durrësit si pasqyrë të një sistemi shëndetësor të degraduar, ku mungesa e përgjegjësisë dhe korrupsioni rrezikojnë jetën e pacientëve. Ai kërkon reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse dhe ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ, une kam vellain qe eshte i shtruar ne spital tek neurologjia 5. Dua te bej nje denoncim edhe me te rend qe na eshte bere ne spitalin e Durresit, e di qe ata do vazhdojne te bejne sic kane bere deri me sot ama ne duhet te bejm detyren si qytetar te atij shteti. Edhe me sa degjova tek spitali nuk isha i vetmi qe kisha pas te njejtin problem, por une do flas per rastin tone.
Te henen e dates 22.09.2025 rreth ores 10:30 vellai ka pesuar goditje, e kane marr koleget e punes ta dergojne ne spital te Durresit se nuk ka ardh ambulanca, ne oren 11:15 ka ardhe nje komshi te na lajmeroje se nuk kishin nummer tone pervec te vellait( nderkohe telefoni i vellait eshte me kod edhe ato nuk mund te na merrnin nepemjet telefonit tij).
Arrijme te spitali rreth ores 11:25-11:30, nderkohe duhet ta gjenim se nuk e dinim ca ka ndodh, kishin bere skaner edhe mbas 1 ore ose 1 e gjysme nuk kishim nje pergjigje, ama kishte kaluar mbi nje ore kete e di te sigurt edhe ne nuk merrnim nje pergjigje per scanerin. Nderkohe shikoj kolegun duke debatuar me doktoreshen qe pse nuk ka nje pergjigje per scanerin qe sic e dimr te gjith duhen vetem 2 min me dhenr diagnozen, nderkohe kjo i thote atij qe ne sherbimin po ja bejm, aty nuk duroj dot edhe debatoj me te i them, qe ca lidhje ka sherbimi nderkohe qe ju nuk nxirrni pergjigje te scanerit. Nderkohe situata ishte kaotike. Mora vesh qe ato merrnin nga 50 mij leke ne keto raste per nje sherbim qe e kane te detyrueshme, duke qene qe une jetoj jasht normalisht qe nuk i di kto pislliqe. Mos mjaftonte kjo kemi pritur 3:30-4:00 ore per ta dergu ne Tirane se nuk kishte ambulanc edhe pse ne kemi ber kerkes per ambulanc private se spitali nuk e ofronte se na ka thene qe kane vetem 1 ambulanc ne dispozicion.
Kemi shkuar ne Tirane rreth ores 15:30-16:00 edhe njeher ne urgjenc se ashtu ishte procedura sipas tyre. Por nderko vellai ka pesuar 3 goditje tjera qe i kan rrezikuar jeten, njeren kur do e ngrinin ne ambulance, qe ishte dhe me e forta na tremerruar familjarisht aty menduam se vellai na iku nga duart, nje gjate rruges edhe tjetren para se te zbriste tek urgjenca ne Tirane, aty kane ne urgjenc edhe dhene ndihma e nevojshme , eshte bere edhe njeher scaner edhe kemi kalu tek neurologjia rreth ores 17:20-17:30.
Vellai shpetoj , normalisht qe eshte i paralizuar ne krahun e majt, se goditja ka qene ne krahun e djatht te trurit, por kjo kalon me ka thene doktoresha nepermjet fizioterapive. Kam kaluar 7 diten me te keqija te jetes edhe nuk do ta harroj kurr kte eksperienc te hidhur, edhe kete vec per fajin e spitalit te Durresit, prandaj mora edhe mundim te shkruaj, se kryeministri duhet te zbarkoj urgjentisht vete aty, se po te jete per ministren e shendetesise apo doktoret, do kete pasoja ne jete. Jo se kryeministri eshte me i mire, ai mender eshte me m… se ato po ne fund te dites, ka pergjegji me te larte kur situata eshte kaq kaotike.
Dua te falenderoj perzemerisht doktoreshe Entela Bashen, edhe gjith infermieret e raminacionit tek neurologjia 5. Doktoresh Entela Basha , ne syrin tim duket sikur ishte engjelli mbrojtes, i jam shum mirenjohes per punen qe beri edhe qe e ben cdo dit. Zoti ja shperbleft….
Kte denoncim mund ta adressojm ne instancat perkatese, por jam i sigurt qe nuk vlen me shume se ketu tek ju, duke qene se atje eshte nje sistem i kalbur nga fillimi deri ne fund, ju falenderoj perzemrsisht si staf per pune e pa lodhur qe bene, ne ndihm te qytetareve te zakonshem, vazhdoj te mendoj qe jeni nder te vetmit qe meritoni respekt maks. Te gjith stafin tuaj doja te thoja , se mund edhe te gaboj pak, se dje e sot e kam marr veten pas gjith asaj torture qe kam heq personalisht edhe gjith familja ime. Edhe kemi pagu 200 mij lek me privat, se te ishte per shtetin ai sdo ishte gjall sot qe flasim. Ambulance e kam fjalen