Rruga Veleshnjë–Berat në harresë prej 16 vitesh, banorët kërkojnë asfaltim të saj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2025, 14:18

Prej më shumë se 16 vitesh, rruga që lidh fshatin Veleshnje me qytetin e Beratit ndodhet në gjendje të mjerueshme, pa asnjë ndërhyrje apo investim nga institucionet përgjegjëse. Segmenti është lënë pas dore totalisht, duke u kthyer në një problem madhor për banorët e zonës.

“Përshëndetje JOQ! Kjo është rruga Veleshnje–Berat, e cila prej 16 vitesh është lënë në harresë dhe nuk është ndërhyrë fare në të. Gjatë dimrit kjo rrugë bëhet e pakalueshme dhe rrezikon seriozisht banorët. Ju lutem, postojeni, shpresojmë të shkojë atje ku duhet dhe të marrë zgjidhjen që meriton”, shkruan qytetari për JOQ.

Gjatë stinës së dimrit, situata përkeqësohet ndjeshëm. Rruga bëhet pothuajse e pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët, duke rrezikuar jetën dhe mirëqenien e komunitetit lokal. Mungesa e infrastrukturës vështirëson aksesin në shërbime bazë si shkolla, qendra shëndetësore apo transporti i produkteve bujqësore.

Banorët i bëjnë thirrje bashkisë Berat që të reagojë dhe të veprojë. Ata i kërkojnë institucionit të mos injorojë më këtë problem të vazhdueshëm dhe të ndërhyjnë për sistemimin e rrugës, në mënyrë që të mos jetojnë më të bllokuar dhe të ndihen të braktisur nga shteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit