Vajza e shkrimtarit të madh Lasgush Poradeci, Maria, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale peripecitë e saj me sistemin e drejtësisë lidhur me një pronë familjare në lagjen 1 Maji të qytetit të Pogradecit. Ajo tregon se prej 32 vitesh është përballur me procese të gjata gjyqësore, ndërkohë që prona e saj është shfrytëzuar nga një lokal për qëllime fitimi, pa zgjidhje përfundimtare nga drejtësia. Në pronën e familjes është ngritur një kopsht dhe një pistë vallëzimi, të cilën ajo e ka blerë në ankand, duke pasur të drejtën e parablerjes.
Maria Poradeci shpreh shqetësimin për mungesën e drejtësisë, duke theksuar se pavarësisht fitimit të proceseve në tri shkallë, ajo nuk ka arritur të marrë pronën e saj, ndërsa subjekti që shfrytëzon tokën vazhdon aktivitetin dhe paguan zyrtarë për të mbajtur situatën nën kontroll. Ajo denoncon se sistemi ligjor është i bllokuar nga ndikime të parave, duke e lënë atë pa mundësi për zgjidhje. Ngjarja e fundit në drejtësinë shqiptare është vrasja e gjyqtarit të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja, nga Elvis Shkambi, pas një vendimi gjyqësor kundër familjes së tij në Shkodër.
Postimi i Poradecit
Per nje cope toke te lulishte "1 Maji" ne Pogradec, qe eshte 3 metra larg lokalit (eshte kopesht per lokalin), me dokumenta te kohes se Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per te drejten e parablerjes se pistes se vallzimit qe eshte ne kete toke, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per kontrate te pavlefshme.... kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej te drejten sepse paraja i ka bere bllok. Une gjyqeve AI "pronari" i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret qe fiton mbi pronen time paguan cdo shtetar. Kurveria e shtetit vazhdon.... Tridhjetedyvjet —- nje jete. Si duhet te sillem une????????!!!!!!!!!!