Data e skadencës s’ka ardhur, biskotat “Tagani” i ka mbuluar myku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2025, 13:20

Një qytetare nga Korça ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues ku, sipas saj, ka blerë biskota të firmës "Tagani", të cilat megjithëse mbanin afatin e skadencës deri në vitin 2026, rezultuan të mykura dhe të papërdorshme. Fotot e publikuara tregojnë produktin në gjendje të keqe, duke ngritur dyshime serioze mbi sigurinë ushqimore në treg.

Denoncimi i qytetares vjen pas skandalit të zbuluar pak muaj më parë ku rezultoi se Skifter Tagani, pronari i fabrikës “Master AL”, mblidhte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme dhe falsifikonte datat e skadencës, për t’i rihedhur më pas në treg si të vlefshme.

Sipas hetimeve të Policisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Tagani kishte krijuar një rrjet të mirëorganizuar që grumbullonte mallra të skaduara në qytete si Tirana, Elbasani, Durrësi, dhe madje edhe nga jashtë vendit. Të gjitha këto produkte përfundonin në një magazinë në Vorë, ku iu ndryshoheshin datat e skadencës dhe paketoheshin për shpërndarje të re në tregje dhe markete të ndryshme në vend. Gjatë një operacioni kontrolli , u sekuestruan me dhjetëra kilogramë produkte të falsifikuara, të cilat në realitet kishin skaduar që në janar 2025, por që në etiketat e reja figuronin si të vlefshme deri në vitin 2026 apo më vonë.

Mesa duket edhe biskotat që qytetarja ka blerë i përkasin kësaj kategorie ku çmimi i skadencës është formal, pasi produkti mund të ketë skaduar muaj ose vite më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit