SI SOT/ Nga Veriu në Jug, oligarkët që falë kryebashkiakëve vjedhin taksat tona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2025, 13:03

Pesë vite më parë, në tetor 2020, JOQ Albania publikoi një investigim mbi abuzimet me tenderat publikë në bashkitë e Shqipërisë. U zbulua se shumë kompani të lidhura me pushtetarë lokalë përfituan miliona lekë përmes negocimeve të drejtpërdrejta, pa garë dhe me procedura të dyshimta.

Në Tiranë, FUSHA SHPK e Shkëlqim Fushës mori mbi 3.3 miliardë lekë pa TVSH për vetëm 3 tendera, të gjithë me flamuj të kuq për mungesë konkurrencë. Po ashtu, Pastrime Silvio e Fiqiri Allmuçës mori mbi 500 milionë lekë me TVSH për materiale higjieno-sanitare, gjithashtu me RED FLAGS. Në Shkodër, Florian Borshi (BORSHI SHPK) përfitoi mbi 1 miliard lekë pa TVSH, duke mbuluar 56% të tenderave të bashkisë, dhe vazhdoi “mbretërimin” e tij për vite me radhë. Në Elbasan, Fatmir Kuçi (VICTORIA INVEST SHPK) mori mbi 1 miliard lekë pa TVSH, me 13 tendera me negocim të drejtpërdrejtë, 10 prej tyre të klasifikuar si RED FLAGS, dhe kishte lidhje të dyshimta me Lulzim Bashën.

Në Gjirokastër, Yzedin Bozhaj (SHËNDELLI SHPK) përfitoi 845 milion lekë pa TVSH për dy tendera, njëri prej tyre me shkelje për mungesë gare. Në Vlorë, Adhurim e Veis Duka (DUKA SHPK) morrën 752 milion lekë pa TVSH për vetëm 2 tendera, të dy me flamuj të kuq për mungesë gare dhe konkurrence.Në Pogradec, Luan Kapri dhe Bajram Alldervishi (REJ 3) morrën 530 milion lekë pa TVSH, 80% të tenderave të bashkisë. Në Mirditë, Dava dhe Zef Kaza (AEK MUNELLA SHPK) përfituan 387 milion lekë pa TVSH, 97% të tenderave të bashkisë. Në Durrës, Lejdi Koçi, Enor Nakuçi, Lina Sokoli (KREATX) morrën 234 milion lekë pa TVSH, 84% të tenderave të bashkisë. Në Kamëz, Shkëlqim dhe Qamil Kupa (KUPA SHPK) morrën 193 milion lekë pa TVSH, 33% të tenderave të bashkisë.

Ky investigim i JOQ Albania tregoi se si bashkitë shqiptare funksiojnë si instrumente për pasurimin e klientëve politikë, ndërsa paratë e qytetarëve shpërndahen në xhepat e të njohurve. Edhe sot, pesë vite më vonë, skema e negocimit të drejtpërdrejtë dhe klientelizmi ende funksionon në disa bashki, ku kompanitë e preferuara vazhdojnë të marrin kontrata pa garë, me risk të lartë për abuzime dhe përvetësim të parave publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit