“Shteti thotë bëni fëmijë, por as lejen e lindjes nuk na e japin në kohë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2025, 12:09

Një nënë denoncon për JOQ vonesën në kalimin e pagesës së lejes së lindjes për muajin shtator, pavarësisht se ka aplikuar në datë 17 dhe kërkesa e saj është trajtuar dhe pranuar që më 24.09 në DRSSH. Ajo shprehet e revoltuar për neglizhencën institucionale, duke theksuar se në raste të tjera pagesat janë kaluar brenda 2-3 ditësh pas përpunimit të dosjes, ndërsa këtë muaj nuk ka asnjë reagim.

“JOQ, përshëndetje! Ky është shteti jonë… Kam bërë aplikimin që në datë 17 për të marrë lejen e lindjes për muajin shtator, dhe as që bëhet fjalë. Dhe pastaj ankohen për “vetëgjyqësinë” këta. Na bëjnë edhe propagandë: bëni fëmijë, të shtohet popullsia, jo po bonus bebi… Të na japin atë që na takon të paktën. Në datë 24.09 ka përfunduar trajtimi i dosjes në DRSSH. Që do të thotë është pranuar kërkesa. Tani duhet vetëm të kalojnë lekët nga ISSH. (Nëse do ishte refuzuar, do dilte tek Statusi i Aplikimit Refuzuar). Herë të tjera kanë kaluar lekët pas 2-3 ditësh. Për muajin shtator jo!”, shkruan qytetarja në mesazhin e saj denoncues për JOQ.

Në mesazhin e saj, ajo shtron një ironi të dhimbshme ndaj propagandës shtetërore që u bën thirrje qytetarëve të bëjnë fëmijë, premtojnë bonuse dhe mbështetje, por në praktikë nuk arrijnë të përmbushin as detyrimet më minimale. Ajo thekson se nëse kërkesa do ishte refuzuar, sistemi do e kishte shënuar si të tillë, por kjo nuk ka ndodhur, që do të thotë se nuk ka pengesë ligjore për kalimin e shumës që i takon.

Ajo e mbyll denoncimin me një thirrje të qartë: të paktën të na japin atë që na takon. Ndërsa shteti vazhdon të bëjë propagandë për rritjen e lindshmërisë, një nënë pret më kot pagesën që është e drejta e saj ligjore dhe e domosdoshme për përballimin e shpenzimeve pas lindjes së një fëmije.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit