Shtylla e dëmtuar rrezikon fëmijët, zero reagim nga Bashkia e Subashit dhe OSHEE

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2025, 11:56

Një shtyllë elektrike me kabuj të ekspozuar rrezikon jetën e qytetarëve në një nga hapësirat publike të Fierit. Pamjet tregojnë dy fëmijë duke luajtur pranë shtyllës së dëmtuar, ku rryma elektrike mund të shkaktojë pasoja fatale në çdo moment. Hapësira ndodhet në një zonë të frekuentuar, por mungojnë totalisht masat e sigurisë apo sinjalizimi.

Pavarësisht rrezikut të qartë, Bashkia e Fierit, me në krye Armando Subashin, dhe as OSHEE nuk kanë marrë asnjë masë për të izoluar shtyllën apo për të riparuar dëmtimin. Kalimtarët dhe banorët shprehen të shqetësuar dhe të irrituar për mungesën e përgjegjësisë nga institucionet.

Rasti ngre pikëpyetje serioze për mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane dhe sigurinë publike në Fier. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente përpara se pakujdesia të sjellë një tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit