Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.10.2025, 11:24

Kanë përfunduar sot në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës. Në një ceremoni të mbushur me dhimbje, familjarë, kolegë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej figurave të njohura të drejtësisë shqiptare. Pas homazheve, arkëmorti me trupin e pajetë është nisur drejt Shkodrës, ku Kalaja do të prehet në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 tetor në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kur Elvis Shkambi, pas shpalljes së vendimit, nxori armën dhe qëlloi për vdekje gjyqtarin Kalaja. Pavarësisht sinjalizimit të pajisjes së skanimit në hyrje të gjykatës, ai dhe një person tjetër u lejuan të hynin pa u kontrolluar fizikisht nga punonjësi i sigurisë. Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërsa autori u arrestua menjëherë pas sulmit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime serioze për nivelin e sigurisë në institucionet e drejtësisë. Prokurorë, gjyqtarë dhe aktorë të sistemit kanë kërkuar masa urgjente për të garantuar mbrojtjen e magjistratëve dhe parandalimin e akteve të tilla tragjike në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit