Qytetarët ankohen: Porositim online me 5 dollarë, paguajmë 17 mijë lekë doganë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.10.2025, 11:39

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar praktikën e paketimit dhe doganimit të dërgesave që vijnë nga jashtë, një fenomen që po i rrit shqetësimet e konsumatorëve që blejnë online.

Sipas denoncimit, së fundmi disa pako të vogla të porositura nga platforma si AliExpress, me vlera individuale rreth 5–12 dollarë, po futen në një paketim të vetëm kur arrijnë brenda territorit të Shqipërisë. Kur vlera totale e paketës të bashkuara kalon pragun prej 25 dollarësh, dërgesa klasifikohet për doganë dhe pagesa llogaritet më e madhe se e vetë porosisë në realitet.

Në një nga rastet e përmendura në denoncim, qytetari tregon se për një pako me vlerë 26.99 dollarë ka paguar detyrim doganor 17,250 lekë të vjetra.

Ai pretendon se pakot e vogla, por të blera në kohë dhe nga shitës të ndryshëm, po grumbullohen qëllimisht në një dërgesë të vetme nga operatorët privatë të postës, duke e kaluar kështu pragun e doganimit dhe duke rritur detyrimin financiar për blerësit. Sipas tij kjo praktikë është vënë në zbatim pak muaj më parë dhe tani po përsëritet shpesh, duke e bërë të vështirë për konsumatorin të kuptojë nëse doganimi është i drejtë apo i manipulueshëm.

Ai thotë se ka tentuar të informohet dhe të ankohet, por nuk ka marrë shpjegime ndërsa shprehet i habitur që për shumën e doganës paguhet edhe afërsisht gjysma e vlerës së mallrave në disa raste.

Denoncimi vjen në një moment kur tregjet online dhe dërgesat ndërkombëtare po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të tregtisë së vogël në vend.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje JOQ! Dua te ndaj me ju dicka qe po behet shqetesim per ne qytetaret qe bejme blerje online nga jashte, por qe jemi rezisente brenda territorit te Shqiperise. Ka disa muaj qe kan hyre postat private, qe kane marr tenderin nga posta shqipetare (mendoj). Lere qe na nxine jeten, nje pako tek nje poste, e nje tek nje tjeter. E qe here here humbasin e nuk e gjen, por ka ketu e pak kohe, kam vene re qe 3-4-5 pako te vogla, te blere nga shites te ndryshem ne aliexpres dhe te blera ne data te ndryshme pako te vlerave te vogla 5 apo 6 apo 10-12 dollare , futen ne nje paketim te vetem qe shume e ketyre pakove, te tejkaloje vleren 25 dollare , e automatikisht kapet nga dogana, doganohen.

Doganohen me nje vlere qe nese shuma e mbledhur eshte 30 dollare nga keto pako , paguajme dogane 13 ose 17 mije te vjetra . Dmth perafersisht gjysmen e vleres se shumes se pakove. Pyetja ime eshte : a mos eshte kjo nje menyre shume e zgjuar per te vjedhur xhepat e bleresve shqipetar? Ja tjua dergoj foto te qeseve qe sapo hapa sot, sapo i mora nga posta. Keta tre pakot ne rreth portokalli , te futura ne qesen me rreth te kuq. Shikoni vleren , dhe shikoni shumen doganore : Dhe ky nuk eshte rasti i pare. Ka ketu e 2-3 muaj qe fillimisht u praktikua pa dogane (mbase te mos kuptohej qellimi i paketimit) , por qe eshte hera e 3-te apo e katert qe po me ndodh ditet e fundit , gje qe me futi ne dyshime. Fatura eshte e ngjitur ne qesen , aty duket shuma e materialeve brenda , dhe shuma doganore : Dhe nje pako tjeter , me vlere 26.99 dollare , qe dogana eshte 1724 te reja (17250 leke te vjetra ) . Por per kete smundem te ankohem pasi ligji mbase eshte qe per shuma 25 dollare e siper te doganohet . Dhe pse dogana pothuajse kap vleren e materialeve Dhe nje pako tjeter , me vlere 26.99 dollare , qe dogana eshte 1724 te reja (17250 leke te vjetra ) . Por per kete smundem te ankohem pasi ligji mbase eshte qe per shuma 25 dollare e siper te doganohet . Dhe pse dogana pothuajse kap vleren e materialeve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit