Në një nga zonat e Tiranës, në një banesë me qira në Bathore, jeton në kushte të vështira Teuta Cukali, një nënë 34-vjeçare, e cila përpiqet çdo ditë të mbijetojë së bashku me dy fëmijët e saj jetimë, një djalë 9 vjeç dhe një vajzë 6. Katër vjet më parë, burri i saj ndërroi jetë papritur nga një infarkt, duke e lënë atë vetëm, pa të ardhura, me një kredi që sot ka arritur në 3.5 milionë lekë dhe me qira të papaguar prej muajsh. Teuta tregon se bashkëshorti kishte marrë një shumë të vogël për dru zjarri, por nga pamundësia për ta shlyer, borxhi u shumëfishua dhe sot ndodhet në emrin e saj.
Apeli i gruas Teuta Cukali:
Përshëndetje! Jam Teuta Cukali, 34 vjeçe, nënë e dy fëmijëve jetimë. Djali është 9 vjeç dhe vajza 6. Jetoj me qira në Bathore dhe kam katër muaj që nuk e kam paguar dot qiranë. Kam gjithashtu një kredi prej 3.5 milionë lekësh që ka kaluar në emrin tim pas vdekjes së bashkëshortit. Këtë kredi e kishte marrë ai për dru zjarri, fillimisht ishte vetëm 800 mijë lekë, por nga vonesat ka shkuar në 3 milionë e gjysmë. Burri më ka ndërruar jetë nga infarkti para katër vitesh. Jeta është shumë e vështirë për ne dhe nuk po ia dalim dot. Ju lutem, nëse ka ndonjë mundësi ndihme, do t’ju isha shumë mirënjohëse. Kontakti im: 068 444 44609.
Edhe vajza e saj, Elisa, në një apel të ndjerë, kërkon ndihmë dhe iu lutet shqiptarëve.
Apeli i vajzës Elisa Cukali:
Përshëndetje Dora Sekrete1 Jam Elisa Cukali dhe kam nevojë për ndihmë. Jam jetime dhe jetoj me mamin dhe vëllain tim. Mami nuk punon sepse kujdeset për ne. Babai më ka vdekur dhe jetojmë me qira. Nuk mund të përballojmë dot jetesën. Ju lutem, na ndihmoni!
Familja Cukali është një nga shumë histori të dhimbshme që flasin për varfërinë e heshtur, mungesën e mbështetjes sociale dhe betejën e përditshme për mbijetesë. Për këdo që ka mundësi të ndihmojë, kontakti i saj është: 068 444 44609.