Cllevio pritet të ekstradohet nesër nga Dubai në Shqipëri

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2025, 22:45

Ditën e mërkurë pritet të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin “Cllevio”.

Rep-artisti është ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai, rreth tre muaj më parë.

Cllevio ka nënshkruar dokumentet për ekstradim drejt Shqipërisë, ku do të përballet me akuzat që, sipas tij, janë ngritur nga kundërshtarët e tij.

Ekstradimi i tij pritet të kryhet nesër, më 8 tetor, nga Interpol, me destinacion Tiranën, ku më pas pritet të zbardhen më shumë detaje rreth situatës ligjore të reperit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit