Shqipëria është urdhëruar të paguajë plot 39.3 milionë euro për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut gjatë nëntë viteve të fundit, duke e renditur vendin mes më të penalizuarve në Evropë për padrejtësi shtetërore.
Sipas analizës së Open Data Albania, në periudhën 2015–2024, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka dhënë 103 vendime kundër shtetit shqiptar, duke konstatuar përgjegjësi shtetërore dhe detyrim për kompensim financiar.
Shkeljet më të shpeshta lidhen me zvarritje të pafundme të proceseve gjyqësore, moszbatim të vendimeve të formës së prerë dhe cenim të të drejtës për pronë, një plagë që vijon të thellohet me kalimin e viteve.
Viti më i rëndë për financat e shtetit ishte 2016, me 18.2 milionë euro dëmshpërblime, i ndjekur nga 2018 me 13.5 milionë euro. Ndërsa 2024 shënon numrin më të lartë të vendimeve ndëshkuese, plot 26 çështje.
Megjithatë, edhe pse vendimet janë dhënë, rreth 18 milionë euro mbeten ende të papaguara, duke rritur presionin mbi buxhetin dhe treguar mungesën e vullnetit për të zbatuar drejtësinë.
Tre dosjet që kanë “shkundur” më fort arkën e shtetit janë:
Këto tre raste përbëjnë rreth 76% të totalit të dëmshpërblimeve për periudhën 2015–2024.
Nga analizat rezulton se:
Në shumë raste, qeveria është përpjekur t’i mbyllë çështjet me marrëveshje miqësore për të shmangur vendime të reja ndëshkuese nga Strasburgu, por statistikat tregojnë qartë se padrejtësitë shtetërore vijojnë të kushtojnë shtrenjtë, jo vetëm financiarisht, por edhe në besimin e qytetarëve te drejtësia.