Një qytetare, banuese e lagjes “Punëtori” në Fushë-Krujë ka ngritur një denoncim për gjoba të përsëritura dhe selektive nga ana e policisë rrugore.
Ajo thotë se automjeti i saj gjobitet vazhdimisht në të njëjtin vend, me vlera që arrijnë deri në 3,000 lekë, ndërkohë që automjete të tjera, të parkuara çdo ditë në të njëjtën rrugicë, nuk ndëshkohen aspak ose ndëshkohen me gjoba minimale.
Sipas saj, shoferët tjerë, të cilët kanë njohje me efektivët, paralajmërohen me telefon që të lëvizin mjetet e tyre përpara se të gjobiten.
Banorja shprehet se ka bërë disa ankesa pranë komisariatit të Fushë-Krujës dhe pretendon se është premtuar se nuk do të gjobitet më, por situata vijon po njësoj. Ajo thotë se parkimi në këtë rrugicë është praktikë e përditshme për shumë makina, ndërkohë që vetëm automjeti i saj gjobitet me vlera të larta.
Sipas saj, policia tregohet e njëanshme në zbatimin e ligjit, duke aplikuar masa ndëshkuese vetëm ndaj disa qytetarëve, ndërsa të tjerët përfitojnë trajtim të privilegjuar nëpërmjet njohjeve apo ndërhyrjeve. Ajo kërkon ndërhyrje institucionale për të ndalur këtë praktikë që e konsideron diskriminuese dhe të padrejtë, duke theksuar se ligji nuk mund të zbatohet në mënyrë selektive.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje! Jam nje banuese e qytetit Fushe Kruje, lagjia puntori, ku ne ate lagje posht shtepis sa te parkoj makinen, policia rrugore e njesise Fushe -Kruje vjen dhe gjobit me gjobe 3000 vetem makinen time. Dhe per kete dua te bej Denoncim. Punojesi A.D dhe dhe F.B. Gjate muajit 3-4 gjoba maksimale ne vlere, ndersa makinat qe qendrojn cdo dit dhe vijn nga ana anes nuk gjobiten dhe kete une e kam me fakte jo nje her por shume here. Kam ber ankimim tek njesia fushe kruje, perse vetem makina ime, ok nuk lejohet te parkosh e kuptoj, por ajo qe nuk kuptoj esht perse vetem mua.? Nese esht shkelje ligji esht per te gjith ato qe parkojn aty cdo dit rrugica ku un jam gjobitur rri plot, kam vidjo me dit te ndryshme, nder sa un duhet te punoj per gjobat me shohin si e pasur si duket. Ju lutem publikojeni sepse nuk di ku te kerkoj drejtesi kur vete policia i ben kto sepse edhe kur kam vajtur pran komisariatit te ankohem drejt per drejt tek ata pergjobitje te nje pasnjeshme me kane thene nuk te gjobisim me. Dhe kur i kam vajtur ti them pse vetem makina ime esht e gjobitur erdhi polici rrugor dhe makinat qe i njihte i telefononte eja leviz makinen, ndersa te tjeret i gjobiste me gjob minimale 1000, pse nuk i gjobit me 3000 si mua?! Jo por un jam njeri me dhimbet ti gjobis me maksimalen, ty te ka gjobitur tjeter person dhe jo un. Ligji eshte o per te gjith o per asnje jo vetem per mua ose me njohtesi. Shqetesimi im esht perse gjoba behet selektive