Qëllohet 13 herë me thikë para shtëpisë kryebashkiakja në Gjermani

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.10.2025, 15:14

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin gjerman të Herdecke, ku kryebashkiakja e sapozgjedhur Iris Stalzer u sulmua me thikë nga disa persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje kritike.

Sipas gazetës Bild, politikania 57-vjeçare u gjet e gjakosur në shtëpi nga djali i saj. Ajo i ka treguar personave që i dhanë ndihmën e parë se ishte goditur nga disa individë para hyrjes së banesës.

Mediat raportojnë se Stalzer ka pësuar plagë të shumta në bark dhe shpinë. Policia ka nisur një operacion kërkimi për kapjen e të dyshuarve, ndërsa motivi i sulmit, përfshirë mundësinë e një motive politike, mbetet i paqartë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit