Një situatë e pazakontë ka ndodhur pranë rrethrrotullimit në qytetin e Durrësit, ku një makinë me targa të huaja që me shumë mundësi ka qenë e ndonjë turisti u la në mes të rrugës, duke bllokuar dhe penguar qarkullimin. Ngjarja shkaktoi kaos të përkohshëm, ndërsa qytetarët u përballën vështirësi në lëvizje.
Incidenti duket se tregoi se edhe të huajt mund të ndjekin shembuj negativë nga vendi ynë, duke u sjellë në mënyrë të pakujdesshme dhe duke krijuar pengesa të panevojshme, ashtu si shpesh ndodh me disa shoferë vendas. Fenomeni është i njohur mirë nga banorët, çdo shqiptar duket se ka një talent të veçantë për të lënë makinën pikërisht aty ku pengon më shumë qarkullimin. Tani edhe të huajt duket se kanë marrë shembull, duke mësuar “traditat e trafikut” në vendin tonë.
Një automjet i vetëm mjaftoi që rruga të bllokohej, duke treguar se nuk është incident i rastësishëm, por pjesë e një modeli të përditshëm sjelljeje, ku pengesat dhe bllokimet janë pothuajse të zakonshme.
Mesazhi i qytetarit:
"Durrës pranë rrethrrotullimit ka bllokuar lëvizjen, edhe të huajt morën shembull nga ne si të sillen në vendin tonë!"