Astrit Kalaja, gjyqtari u dërgonte miqve poezi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2025, 14:48

Përveçse një figurë e njohur në drejtësi, gjyqtari Astrit Kalaja mbante brenda vetes edhe shpirtin e një poeti. Miqtë e tij rrëfejnë se ai shpesh u dërgonte mesazhe me poezi e reflektime të ndjera, të cilat sot marrin një domethënie të veçantë pas ngjarjes tragjike që tronditi vendin.

Një prej këtyre mesazheve daton më 20 shtator, vetëm pak ditë pasi Kalaja ishte bërë gjysh për herë të parë.

"Përvecse gjyqtar , Astrit Kalaja shkruante dhe poezite e reflektimet ua niste miqve me mesazh. Këto mesazhe janë të ditëve të fundit, njëri është i datës 20 shtator , pak ditë mbasi ishte bërë gjysh",-shkruan gazetarja Anila Hoxha.

.... Jam bërë gjysh. Pas 14 ditesh bëra bisedën e parë me nipçen. E thirra shoku. Po qante. Duke i folur e ledhatova tek koka, i fërkova gjoksin e barkun. I thashë se je shumë i bukur. I thoja se e doja fort. i uroja qe ti dhuronin dashuri, të ishte i lumtur me babin e mamin. Me fjalët e mia , me përkedhljet e mia ,si dhe në tingujt e serenatave shkodrane e zuri gjumi. Ishte shume bukur. Ndjeva nje lloj çlirimi shpirtëror. Nuk do ta harroj kurrë. Falenderoj Zotin qe me dhuroi këte moment te paqtë. Mu duk se zeri im i dha qetesi, siguri ! ....

Mesazhi tjetër për Shkodrën , vendlindjen që aq shumë e deshi ! .......

Për ty Shkoder shpirti jem ! Për mu Shkodër je flladi i lirisë, flladi i nderit e i krenarisë Jam shkodran, jam i lashtë sa vete Shkodra, jam i lirë si Shkodra, jam human si Shkodra, jam i gjerë si Shkodra, di te fal e te dhuroj besim e shpresë si Shkodra. Ne fakt cdo dite luftoj jem kështu

Këto fjale janë për Shkodrën, janë fjalë zemre. Kujt mos ti pëlqejnë nuk ka gjë. Unë nuk i kam shkruar për to. I kam shkruar për ato qe e duan Shkodrën. ....

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit