Ndalohen dy persona nga Shkupi, transportonin një migrant nga Turqia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.10.2025, 20:01

MPB Maqedoni njofton se dje në orën 22:50 në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, oficerët e Stacionit të Policisë për Mbikëqyrjen Kufitare Mihajlovë arrestuan A.V. (47) dhe A.B. (54), të dy nga Shkupi.

"Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh "Volkswagen Polo" me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.V., dhe pasagjerit me emrin A.B., u gjet B.U. (22), një migrant ilegal nga Turqia".

"Automjeti u konfiskua, dhe me urdhër të prokurorit publik, migranti u vendos në Qendrën e Pritjes për të Huaj në Shkup. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse", thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit