Rikthehen sërish gardhet me rrjeta në liqenin e Shkodrës, peshkatarët: Padrejtësi!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.10.2025, 14:02

Në ngushticën e Shirokës, aty ku Buna derdhet në Liqenin e Shkodrës, është vendosur sërish një gardh me rrjeta. Por ky nuk është thjesht një strukturë për peshkim: banorët dhe peshkatarët lokalë denoncojnë se është vendosur ilegalisht, duke penguar lëvizjen natyrale të peshkut dhe duke dëmtuar ekosistemin e liqenit.

Problemi nuk është vetëm gardhi, por mënyra se si po menaxhohet situata. Disa individë, nën ndikimin dhe promovimin e Benet Becit, duket se përfitojnë nga kjo gjendje për interesa personale dhe politike, ndërsa komuniteti dhe zëri i peshkatarëve mbeten të heshtur. Pavarësisht publicitetit të madh që çështja mori para zgjedhjeve, sot gjërat duken thuajse si më parë: gardhi aty, përgjegjësit pa përgjigje.

Ngjarja nënvizon nevojën për transparencë dhe përgjegjësi në menaxhimin e burimeve natyrore. Banorët kërkojnë heqjen e çdo barrierëje të paligjshme, mbrojtjen e ekosistemit dhe verifikimin e lejeve për çdo ndërhyrje në liqen.

Liqeni i Shkodrës nuk mund të shndërrohet në një skenë për interesa personale ose imazh politik. Ai duhet të jetë i mbrojtur, i hapur dhe i drejtë për të gjithë komunitetin që jeton pranë tij.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, dëshiroj të publikoni këtë foton në liqenin e Shkodrës me murin e rrjetave që u zhvendos para pak muajsh në ngushticën e Shikokës aty ku Buna merr rrjedhën. U vendosën përsëri në një afat të shkurtër si më parë, ky gardh rrjetash ndërpren hyrjen dhe daljen e peshkut nga lumi në liqen. Padrejtësi ndaj peshkatarëve të zonës dhe një pamje e shpifur në liqen. Peshkatarë të papërgjegjshëm në bashkëpunimm dhe nën nofkën e disa personave që mbahen si të fortë në Shkodër. Benet Beci bëri para zgjedhjeve shumë publicitet para votimeve kur i zhvendosi tani janë thuajse si më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit