“Gjykatësi që më dënon nipin do hajë plumba sikur Astrit Kalaja!” arrestohet edhe xhaxhai tjetër i autorit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2025, 12:53

Policia ka ndaluar sot edhe një tjetër anëtar të familjes Shkambi.

Në pranga ka përfunduar xhaxhai tjetër i autorit, pasi gjatë një reagimi publik sot ka lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj gjyqtarëve, duke thënë:

“Nuk del gjallë nga salla kush më dënon nipin.”

Deklarata është konsideruar kërcënim serioz ndaj një funksionari publik, dhe si e tillë përbën vepër penale. Ai është shoqëruar për marrje në pyetje dhe nisjen e procedurave ligjore.

Xhaxhallarët e Elvis Shkambit pretendojnë se po përballen me padrejtësi nga sistemi gjyqësor, kanë dhënë disa deklarata të forta në media, ku kanë përmendur edhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se prej 13 vitesh i kanë kërkuar ndihmë për zgjidhjen e çështjes së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit