Xhaxhai i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi, ka dhënë një intervistë për mediat ku ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se gjykatësi që do të dënojë nipin e tij Elvisin do të ketë të njëjtin fat si gjyqtari Astrit Kalaja.
Sipas tij, familja Shkambi është zhytur në borxhe dhe prej 13 vitesh i është drejtuar me letra Edi Ramës, ndërsa ende pret një vendim nga gjykatat.
Gjovalini thekson se nuk ka pasur dijeni për atentatin ndaj gjykatësit Kalaja, por shton se familja ndodhet në një gjendje të tillë dëshpërimi, saqë nuk sheh më rrugë tjetër përveç vetëgjyqësisë.
“Provat i dhamë,”-deklaron ai në intervistën që mund të ndiqet në videon më poshtë.