Numri një i futbollit në botë, kryetari i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë të mërkurën, do të dekorohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, duke falenderuar presiedentën për vlerësimin ndaj mikut të madh të Kosovës, Infantinos.
“Ky akt i lartë institucional është një dëshmi e respektit që Republika e Kosovës ka për rolin dhe kontributin e z. Infantino si President i FIFA-s, për zhvillimin e futbollit tonë dhe afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Gianni Infantino ka pasur fatin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, të shpallë Kosovën anëtare të barabartë të FIFA-s, një moment ky historik që e ndryshoi përgjithmonë rrugëtimin tonë si shtet.”, shkruan në njoftimin e FFK-së.