“Më përndjekin, s’po ja dal dot”, dëshmia për autorin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Prej vitesh kërkonte kamera të fshehta!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2025, 23:54

Një dëshmi e re ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me autorin e vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka vënë në pikëpyetje sigurinë në institucionet kyçe të vendit.

Një qytetar, i cili pretendon se e ka njohur autorin Elvis Shkambi, ka rrëfyer se 31-vjeçari kishte shfaqur shenja frike dhe pasigurie prej kohësh. Sipas tij, Shkambi frekuentonte prej më shumë se disa vitesh një dyqan ku kërkonte vazhdimisht kamera të fshehta, si në formë stilolapsi apo çakmaku.

Në mesazhin e mbërritur në redaksi, qytetari shkruan:

“Ky djali ka mbi 5 vjet që vjen ke dyqani ku punoj e kërkon kamera të fshehta. ‘Po më marrin jetën, më përndjekin’, ka thënë herën e fundit kur erdhi. Kërkonte kamera stilolaps, çakmak, të fshehta. Kam gjithë këto vite gjyqeve, s’po ja dal dot.”

Kjo dëshmi, ndonëse nuk është e konfirmuar zyrtarisht, ngre pikëpyetje serioze mbi gjendjen psikologjike dhe motivet e mundshme të autorit përpara ngjarjes, duke qenë një informacion që pritet të verifikohet nga Prokuroria.

Ngjarja e rëndë ka rikthyer vëmendjen te dështimi i thellë i sistemit të sigurisë në gjykata, pasi detektori i metaleve në hyrje të Gjykatës së Apelit nuk funksiononte prej disa ditësh, duke lejuar autorin e vrasjes të hynte i armatosur në sallën e gjyqit. Kjo neglizhencë e papranueshme ka ngritur alarmin për mungesën e kontrolleve bazë në një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë.

SHËNIM I REDAKSISË: Ky artikull bazohet në një dëshmi të paverifikuar të mbërritur në redaksi nga një qytetar. JOQ Albania po i bën thirrje autoriteteve që të verifikojnë menjëherë vërtetësinë e këtij rrëfimi dhe thekson se ky nuk është një informacion i konfirmuar zyrtarisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit